
Rama nxjerr Presidentin Begaj nga kapelja për të bërë një reagim kuazi institucional ndaj protestave të studentëve që po djegin vendin.
Halli i madh që mundon Begajn është dhuna.
"Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.
Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.
Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.
Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike."
Zgjidhja që jep Begaj për këtë situatë është komplet teorike.
"Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë." - thotë gjeneral Begaj, i cili me siguri nuk e ka parë se shefi që ka për kryeministër nuk ka pyetur asnjëditë nga ato 135 ditë protestë paqësore në bulevard. Përkundrazi, i ka sharë dhe tallur protestuesit.
-
Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët
14 Tetor, 16:15
Begaj e vazhdon deri në mbyllje mesazhin e tij me thirrje për dialog, me shqetësimin se po preket rendi kushtetues dhe stabiliteti. Ndërkohë shefi i tij sot provokoi protestuesit duke thënë tekstualisht për Reuters se nuk jep dorëheqjen.
-
Provokon Rama: Nuk e jap dorëheqjen
15 Tetor, 12:46
"U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.
Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë." /Lapsi.al

