
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët dhe gjimnazistët. Situata para ministrisë së Arsimit është agravuar. Protestuesit kanë hedhur gurë drejt tyre, ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me ujë dhe dhunë. Të rinjët janë tërhequr zvarrë nga policia dhe më pas janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit.
Dhuna ndaj protestuesve ka qenë brutale, por të rinjtë i kanë bërë rezistencë dhe kanë vijuar qëndrimin e tyre në zonë. Efektivët kanë dhunuar me shkope gome protestuesit. Ata kanë ndjekur protestuesit nëpër rrugë, duke mos kursyer edhe dhunën.