Flash

Tensionet në Elbasan, qytetarët protestë para komisariatit në mbështetje të personave të shoqëruar

Lapsi.al 15 October 2026

Tensionet në Elbasan, qytetarët protestë para komisariatit

Gjimnazistët e Elbasanit kanë protestuar sot në rrugët e qytetit, në shenjë solidariteti me studentët që prej ditësh kanë dalë në protesta kundër qeverisë.

Një grup i madh nxënësish kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në qytet, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t’u bashkohen protestave dhe të mbështesin kauzën e studentëve. 

Tubimi është shoqëruar me tensione, ndërsa Policia e Elbasanit ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar tre të rinj. Sipas raportimeve, protesta ishte organizuar pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ndërsa gjatë saj janë raportuar edhe akte shkatërrimi.

Pas shoqërimit të tre protestuesve, qytetarë janë mbledhur para komisariatit të policisë në Elbasan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI