Përdorimi masiv dhe i pakontrolluar i gazit lotsjellës nga forcat e policisë ka shkaktuar një tjetër incident të rëndë me pasojë lëndimin e qytetarëve.
Një e re pjesëmarrëse në protestë është goditur drejtpërdrejt nga një fishek/predhë gazi lotsjellës i lëshuar nga efektivët e rendit. E reja është shfaqur me plagë të rënda dhe të gjakosur në pjesën e fytyrës.
Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mjekimin e plagëve të shkaktuara.
Ky rast shton më tej shqetësimet për përdorimin disproporcional të forcës dhe mjeteve kimike ndaj protestuesve gjatë ditës së sotme.