
Kryeministri Edi Rama vijon përpjekjet për të dialoguar me protestuesit, pas protestave të dhunshme të mbajtura në vend.
Tavolina e gurit është vendosur sërish këtë të premte përpara godinës së Kryeministrisë, si simbol i gatishmërisë së tij për t’u ulur në bisedime me të rinjtë, por deri më tani kjo thirrje është refuzuar prej tyre. Studentët kanë refuzuar dialogun me kreun e qeverisë, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit.