Flash

PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe gjashtë deputetëve të tij nga Kuvendi

Lapsi.al 29 October 2026

PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe gjashtë

Kaosi dhe tensionet e shënuara në Kuvend, ku opozita hodhi tymuese dhe flakadanë, janë pasuar nga kërkesat e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve demokratë nga punimet parlamentare. 

PS kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa për gjashtë deputetë të tjerë të opozitës ka kërkuar masën më të rëndë, atë të përjashtimit për 60 ditë.

Në listën e deputetëve ndaj të cilëve kërkohen masa disiplinore janë Blendi Himçi, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Bledion Nallbani, Klodiana Çapja dhe Albana Vokshi. 

Kërkesat vijnë pas seancës së tensionuar plenare, ku hedhja e tymueseve dhe flakadanëve shkaktoi kaos në sallë dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Tashmë pritet shqyrtimi i kërkesave për përjashtim, të cilat synojnë të ndëshkojnë deputetët e opozitës pas episodeve të fundit në Parlament. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI