
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Audi” drejtohej nga shtetasi Gabriel Çuni, ndërsa mjeti tip “Benz” nga Alfred Sinani. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar pasagjeri që udhëtonte në automjetin “Audi”.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.