Flash

Iu gjetën armë zjarri dhe jelek antiplumb në banesë, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 30 October 2026

Iu gjetën armë zjarri dhe jelek antiplumb në banesë,

Një 41-vjeçar është arrestuar në Marikaj, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfshirja”, pasi dyshohet se transportonte një armë zjarri me qëllim trafikimin. Sipas Policisë, ai ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër penale të mëparshme.
Në pranga u vu shtetasi E. A. (M.), 41 vjeç, banues në Vorë. Policia bën me dije se 41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjetin në Marikaj. Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët po kryenin veprimet procedurale.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një pistoletë me municion, e cila dyshohet se do të trafikohej. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë sekuestruan një jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një celular.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përfshirjes së 41-vjeçarit në veprimtari të mundshme kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI