Flash

Pse anijet e Global Sumud zgjodhën Puglian për të protestuar për Shqipërinë

Eshtë edhe vendi ku, 35 vjet më parë, u ankorua anija Vlora

Lapsi.al 18 August 2026

 

Anijet e Global Sumud, nisma humanitare në mbështetje të popullsisë së Gazës, që do të nisen nga porti i Brindisit më 20 gusht, në orën 22:00, dhe do të drejtohen për në Sazan, në Shqipëri, nuk e kanë zgjedhur rastësisht rajonin e Pulias. Sipas asaj që shkruan La Gazzetta di Mezzogiorno, «Puglia nuk është vendosur enkas».

Aktivistët, thuhet në një njoftim, do t’i bashkohen «protestës popullore» të organizatës Flamingo Revolution, kundër dhënies së ishullit të mbrojtur të Sazanit një fondi investimesh të lidhur me biznesmenin Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump.

Nisja e anijeve do të paraprihet nga disa aktivitete që do të zhvillohen të enjten në qytetin e Brindisit. Në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për shtyp në bulevardin Viale Regina Margherita, për të shpjeguar objektivat dhe kontekstin gjeopolitik të misionit. Ndër të tjerë, do të marrin pjesë Tony La Piccirella dhe Yazan Issa nga Global Sumud.

«Puglia nuk është zgjedhur rastësisht. Rajoni nuk është vetëm objektiv i aktorëve dhe projekteve të ndryshme ekonomike – shpjegojnë aktivistët – si resorti Four Seasons në Costa Merlata (bregdeti i Ostunit, shën. i red.) – por është edhe vendi ku, 35 vjet më parë, u ankorua anija Vlora. Dy brigje të lidhura nga e njëjta luftë, të kërcënuara nga projekte që përjashtojnë komunitetet që kanë jetuar aty prej gjithmonë. Për këtë arsye, nisja nuk është vetëm simbolike – përfundojnë ata – por është një akt thellësisht solidar dhe politik».

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI