Flash

Kthesë e fortë në Kosovë/ Kurti sheh të mundshme marrëveshje për Presidentin e ri me opozitën

Lapsi.al 18 August 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e presidentit apo presidentes së re të Kosovës, duke shprehur vullnet për arritjen e një marrëveshjeje.

Kurti tha se qëllimi është që, në bazë të vullnetit të qytetarëve, Kosovës t’i sjellin një president apo presidente të re, pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.

“Ne në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës që vendit t’i sjellim një president apo presidente të re, që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të institucioneve të shtetit dhe se për këtë mund dhe duhet të ndërtojmë mirëbesim.

Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes së re nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributit në shoqëri, për me sa vëzhgohet edhe në profesionet e caktuara. Është vendim tejet i rëndësishëm dhe është proces shumë i ndjeshëm”, është shprehur ai.

 

 

Të këshilluara

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI