Flash

Dyshimet/ 20-vjeçari portugez u la 3 orë në shezlon i goditur me thikë 

Lapsi.al 18 August 2026

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin turistik të Ksamilit mëngjesin e së martës, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në ambientet e resortit “Principotes”.

Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup miqsh. Sipas të dhënave të reja që kanë dalë nga hetimet dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë ngjarja dyshohet se ka nisur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit te quajtur “La Guerra”, pjese e resortit Principotes.

Thuhet se konflikti ka nisur për një vajzë dhe 20-vjeçari portugez është goditur me thikë nga punonjësi i sigurisë në lokal Sokrat Vata, tashmë i arrestuar, si dhe me grushte nga një person tjetër i identifikuar si David Heurteven, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe i shpallur në kërkim.    

Policia thotë se gjatë sherrit edhe kamarierët Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas konfliktit thuhet 2se 0-vjeçari është nxjerrë jashtë ambienteve të “beach bar”-it, ku është lënë i pajetë në zonën e plazhit. Burimet thonë se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati 3 orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje.

Sipas të njëjtave burime Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. 

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë minutë pas minute atë që ka ndodhur brenda lokalit, momentin e konfliktit, vrasjen e turistit, nxjerrjen e trupit jashtë dhe faktin që ai është lënë për orë të tëra në zonën e plazhit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI