Flash

Protesta e 80-të/ Modeli i kriminelit në krye të qeverisë nuk na përfaqëson

Lapsi.al 18 August 2026

Aktivistja Sidorela Vatnikaj me një mesazh të fortë në protestën para Kryeministrisë, ndërsa ka akuzuar keqqeverisjen. Gjatë fjalës së saj, aktivistja theksoi se kjo protestë ka treguar se kërkon revolucion shoqëror dhe se nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës dhe kastës së vjetër politike.

“Sot Shqipëria u zgjua me një lajm të tmerrshëm. Një turist u vra në vendin ku kishte zgjedhur për të kaluar pushimet.  Ky model i kriminalizimit të shoqërisë është modeli që na ka sjellë kjo qeverisje 36-vjeçare, modeli i të fortit që nuk njeh as ligj.

Ky model i kriminalizimit dhe ku krimineli është zot i tokës, i detit, i parkimit apo edhe zot i Parlamentit aty ku e ka futur Rama ky model na ka nxjerrë në shesh.

Po luftojmë krimin në qeveri që ka marrë peng vendin dhe na e shtrëngon lakun në fyt. Modeli i kriminelit në krye të vendit dhe në krye të qeverisë, nuk na përfaqëson. Nuk mund të qeverisemi më nga kriminelë me pushtet”, - tha ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI