Flash

Shteti i Ramës, 2 policë dhe një punonjës burgu ishin truproja në Ksamil dhe fshehën krimin

Lapsi.al 18 August 2026

Ngjarja e rëndë në Ksamil vec fatkeqit nga Portugalia që erdhi për pushime dhe do të kthehet me arkivol në atdheun e tij, ka edhe një dramë tjetër brenda. Të paktën 3 punonjës të shtetit nga të cilët dy policë dhe një tjetër punonjës burgu, kanë qenë të përfshirë në ngjaje dhe janë nën akuzë për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit”, “moskallëzim i krimit” dhe “mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

Konkretisht është shtetasi M.M është punonjës i Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër. Shtetasi R.SH punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe shtetasi L.S punonjës i burgut të Fierit.

Në një vend normal këta tre zyrtarë në uniformë, do duhej t’i shërbenin shtetit dhe të kontribuonin për rend dhe siguri. Përkundrazi, jo vetëm që shërbejnë si truproja në lokale nate apo truproja të personave me precedentë penale, por bëhen edhe palë në ngjarje të ndryshme sic ishte kjo në Ksamil.

Dy punonjësit e policisë nga Gjirokastra dhe punonjësi i burgut në Fier kanë fshehur ngjarjen, nuk kanë kallëzuar krimin, kanë përkrahur autorët e vrasjes dhe s’kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e rëndë.

Ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit me siguri, kur shohim se si punonjës policie e zyrtarë të shtetit bëhen palë me krimin, duke përdhosur uniformën që mbajnë dhe duke ngjallur pasiguri te qytetarët.

Asgjë s'ka ardhur rastësisht. Fjetja në shtrat me krimin është modeli kryesor që Edi Rama instalojë në Shqipëri prej vitit 2013 kur mori pushtetin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI