Flash

(FOTOLAJM) 80 ditë protestë/ Pankarat pikante të "flamingove" sot

Lapsi.al 18 August 2026

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka shënuar ditën e 80-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta dhe ironike përmes pankartave të vendosura në shesh.

Në disa prej tyre, protestuesit kanë kritikuar mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe prokurimeve, duke akuzuar drejtuesit shtetërorë dhe oligarkët për përfitime në kurriz të qytetarëve.

“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”, shkruhet në një prej pankartave.

Një tjetër pankartë ironizon situatën ekonomike të qytetarëve, duke theksuar: “Drejtorët numërojnë prokurimet, qytetarët numërojnë lekët për të mbijetuar”.

 

Mesazhe të drejtpërdrejta janë adresuar edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej pankartave e akuzon atë se nuk ka aktivizuar fondin e emergjencës së Bashkimit Evropian për përballimin e situatës së zjarreve.

“Edi Rama nuk aktivizon fondin e emergjencës së BE-së si në vite të tjera. Qëndroni të vetëdijshëm. Llogari do të japë. Vetëm populli mund ta çojë në pushime”, thuhet në pankartë.

Në shesh janë shfaqur edhe pankarta me mesazhe ironike dhe kritika ndaj George Soros, duke reflektuar pakënaqësinë e protestuesve ndaj qeverisë dhe politikave të saj.

Pankartat janë kthyer në një nga format kryesore të protestuesve për të shprehur qëndrimet e tyre gjatë 80 ditëve të tubimeve.

 

Të këshilluara

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI