Flash

Protestat për dorëheqjen e Ramës shtrihen në diasporë, tubime në Berlin, Firence dhe SHBA

Lapsi.al 6 June 2026

Protestat kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë shqiptare janë shtrirë edhe në diasporë, me tubime të organizuara në disa qytete të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Qindra shqiptarë janë mbledhur sot në Firence të Italisë, ku me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projekteve që, sipas tyre, dëmtojnë pasuritë kombëtare. Protestuesit kanë bërë thirrje për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të zonave të mbrojtura.

Tubime të ngjashme janë zhvilluar edhe në Berlin, ku pjesëmarrësit protestuan me flamuj dhe pankarta, ndërsa kënduan në kor himnin kombëtar. Një ditë më parë, protestues shqiptarë u mblodhën edhe në Mynih me moton “Atdheu nuk shitet”, duke kërkuar mobilizim qytetar kundër projektit në Zvërnec.

Lëvizja ka gjetur mbështetje edhe përtej Atlantikut. Në Uashington, shqiptarë të diasporës protestuan para Ambasadës së Shqipërisë me pankarta dhe flamuj kuqezi. Protesta të ngjashme janë raportuar edhe në Londër, Vjenë e Milano, duke reflektuar një mobilizim të gjerë të diasporës shqiptare në mbështetje të kërkesave të ngritura në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI