Flash

Protesta në ditën e shtatë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Lapsi.al 6 June 2026

Mijëra qytetarë të mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e shtatë të protestave. Protestuesit mbajnë pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë ecjes kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë.

Kolona e protestuesve po i drejtohet selisë së qeverisë nga disa akse të kryeqytetit. Atmosfera paraqitet e tensionuar, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike në vend.

Organizatorët e cilësojnë këtë si një nga tubimet më të mëdha të ditëve të fundit. Protestat kanë vijuar për një javë rresht, duke mbledhur qytetarë nga zona të ndryshme të vendit dhe nga diaspora. Mes kërkesave kryesore të protestuesve janë anulimi i projekteve që ata i konsiderojnë të dëmshme për interesin publik, mbrojtja e pasurive kombëtare dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI