Flash

Protestuesi nga Prishtina para Kryeministrisë: Jemi me nënën Shqipëri, poshtë diktatura

Lapsi.al 6 June 2026

Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Një mesazh mbështetjeje për protestuesit në Tiranë ka ardhur nga Kosova. Mes mijëra qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, fjalën e mori një protestues i ardhur nga Prishtina. Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të mos tërhiqen nga kauza e tyre dhe të vijojnë qëndresën kundër qeverisë. Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se qytetarët e Kosovës qëndrojnë në krah të atyre që protestojnë në Shqipëri.

“Kam ardhur nga Prishtina. Vetëm një lutje kam për ju: mos u dorëzoni Rezistoni dhe do fitoni. Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të turmës.

Prania e protestuesve nga Kosova është përshëndetur nga pjesëmarrësit. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI