Flash

“O sot, o kurrë”/ Mbahet tubimi i radhës në kryeqytet, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 6 June 2026

Këtë të shtunë, në orën 18:00, pritet të zhvillohet në Tiranë protesta e shtatë radhazi qytatare. Protestuesit kanë zgjeruar kërkesat e tyre përtej kundërshtimit të projektit në Zvërnec. Organizatorët deklarojnë se lëvizja ka marrë përmasa më të gjera, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Lëvizja që nisi si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë. Organizatorët thonë se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Mes kërkesave kryesore janë anulimi i projekteve të kundërshtuara, më shumë transparencë nga qeveria dhe marrja e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.

Deri tani protestat janë zhvilluar kryesisht pa incidente. Organizatorët kanë bërë vazhdimisht thirrje për qetësi dhe shmangie të provokimeve. Dy ditë më parë pati tensione, pasi protestuesit hoqën barrierat metalike të vendosura nga policia. Forcat e rendit përdorën spraj me piper për të shpërndarë turmën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI