Flash

Vajzës së re i grisin pankartën në mitingun e Ramës, rojet e largojnë me forcë

Lapsi.al 6 June 2026

Një incident është regjistruar gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama në Vlorë. Efektivë të Gardës dhe policisë kanë morën me forcë pankartën që mbante në duar një vajzë të re dhe më pas e kanë larguan nga zona e tubimit.

Pas ngjarjes, vajza foli për mediat dhe denoncoi sjelljen e forcave të rendit. Ajo tha se pankarta nuk kishte përmbajtje politike, por një mesazh në mbrojtje të mjedisit. Në të shkruhej: “E dua Vjosën edhe Nartën të lirë dhe të egër”.

Sipas dëshmisë së saj, punonjësit e policisë dhe Gardës ndërhynë pa u prezantuar dhe pa i dhënë asnjë shpjegim për ndërhyrjen. Ajo argumenton se pankarta iu rrëmbye nga duart me forcë. E reja deklaroi se veprimi ishte i pajustifikuar dhe se synimi i saj ishte vetëm të shprehte publikisht një qëndrim në mbrojtje të pasurive natyrore të vendit.

“Isha duke shprehur një mendim. Është një pankartë me natyrë ambientaliste, nuk ishte provokim. Unë kam ardhur dhe kam dashur të shpreh mendimin tim, jam e shqetësuar. Një punonjës policie që nuk u prezantua erdhi dhe e grisi. Më kërkuan të largohesha, i kërkova të më citonin ligjin që po shkelja, nuk e cituan. Filluan të më bënin presion dhe ma morën pankartën me forcë. Punonjësja e policisë më tregoi kartën dhe më kapën dorën, kam shenjën në krah dhe morën pankartën dhe e grisën”, ka deklaruar ajo e indinjuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI