Flash

Rama vijon propagandën, pas Portugalisë gjen një tjetër resort në Katar

Lapsi.al 6 June 2026

Edi Rama po bën gjithcka të ulë valën e protestës dhe t’ i mbushë mendjen opinionit publik se investimi në Zvërnec duhet bërë. Pasi solli në vëmendje një investim të ngjashëm në Portugali, së fundi kryeministri ka publikuar në faqen e tij në Facebook edhe fotot e një resorti tjetër turistik në Katar. 

Ai thotë se ky destinacion është zhvilluar nga po të njëjtët vëllezër nga Katari që janë bashkëpronarë të kompanisë që do të investojë në Zvërnec. 

Postimi i plotë i Ramës

Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara. 

E dini kush e ka zhvilluar? 

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Poëer Holding,  blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit! 

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike🇦🇱🦩🇪🇺

* Poëer International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI