Flash

Pritet mbërritja e deputetëve, qytetarët zhvendosen te hyrja kryesore dhe këndojnë në kor: Arrestoni Ramën e Ballukun

Lapsi.al 20 July 2026

Protestuesit janë zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pritet të kalojnë edhe deputetët për seancën parlamentare. Sheshi përpara hyrjes kryesore të Kuvendit është mbushur me qytetarë, ndërsa perimetri i institucionit është rrethuar me masa të forta sigurie. Forca të shumta policie dhe barriera metalike janë vendosur për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përplasjet.

Ndërkohë, efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po ecin paralelisht me protestuesit, në përpjekje për të shmangur çdo konfrontim dhe për të ruajtur rendin gjatë tubimit. Protestuesit vijojnë me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa situata pranë Kuvendit vijon të monitorohet nga afër nga autoritetet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI