Flash

"Partizani”, Berisha: Procesi është ndërtuar mbi një piramidë mashtrimi, nuk ka asnjë shkelje ligjore

Lapsi.al 20 July 2026

Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe ka deklaruar se procesi ndaj tij është i bazuar në falsifikime dhe mashtrime. I pyetur për dëshminë e ish-presidentit Bamir Topi, i cili pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar, Berisha tha se nuk e di arsyen e thirrjes së tij, duke shtuar se kjo do të sqarohet gjatë procesit.

“Se përse është thirrur Bamir Topi, e dinë ata që e kanë thirrur, prokurori ose gjykatësi. Në hamendjen time, ai është thirrur sepse ka qenë President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në atë kohë. Do të tregojë atë që di”, u shpreh Berisha. Lidhur me mundësinë që dëshmia e Topit të jetë në favor të tij, Berisha deklaroi se nuk ka nevojë për dëshmitarë mbrojtës, pasi sipas tij faktet tregojnë se nuk ka pasur shkelje ligjore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI