Flash

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Tre shqiptarë nga Kosova gjenden të pajetë në automjetin e përmbysur

Lapsi.al 20 July 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të hënë, pasi tre shtetas nga Kosova, të cilët ishin shpallur të zhdukur prej dy ditësh, janë gjetur pa shenja jete në një aksident tragjik. 

Viktimat, një burrë dhe dy gra u gjetën brenda një automjeti tip "Mercedes" me targa gjermane, i cili kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur në aksin nga pikëkalimi kufitar i Bllacës drejt Shkupit.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti është raportuar mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, rreth orës 22:35. Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipet policore dhe mjekët e Ndihmës së Shpejtë konfirmuan vdekjen e tre pasagjerëve.

Autoritetet bëjnë me dije se zhdukja e tyre ishte denoncuar zyrtarisht në Stacionin Policor "Bit Pazar" pak orë para gjetjes së mjetit, në orën 13:40. Kontakti i fundit me tre viktimat ishte regjistruar më 18 korrik, rreth orës 22:15, kohë kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI