Flash

Plagosja në poliklinikën e Shkodrës/ Gjykata lë në arrest shtëpie babë e bir

Lapsi.al 20 July 2026

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për babë e bir, të arrestuar pas konfliktit të ndodhur më 16 korrik në ambientet e Poliklinikës së qytetit, ku mbeti i plagosur një person.

Gjatë seancës gjyqësore, trupi gjykues rrëzoi akuzën për 'vrasje në tentativë', pasi nga veprimet hetimore nuk u provua se 18-vjeçari kishte përdorur apo mbante thikë gjatë përplasjes. Të dy të dyshuarit shprehën pendesë, duke deklaruar se konflikti ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. 

Në të njëjtën seancë, gjykata vendosi masën 'arrest shtëpie' edhe për Arben Kepëcën, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI