Flash

Protesta para Kuvendit, policia vendos makinë ujëhedhëse dhe shton masat e sigurisë

Lapsi.al 20 July 2026

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie përpara godinës së Kuvendit, pak orë para zhvillimit të seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 12:00.

Shkak për forcimin e masave është protesta e paralajmëruar nga qytetarët, e cila pritet të zhvillohet përpara Parlamentit. Në terren është vendosur një makinë ujëhedhëse, ndërsa pranë godinës janë instaluar edhe barriera metalike për të kontrolluar hyrjet dhe për të garantuar sigurinë. 

Autoritetet pritet të shtojnë praninë e forcave të policisë gjatë orëve në vijim, me qëllim menaxhimin e situatës në rast se protesta shoqërohet me tensione

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI