Flash

Situatët e tensionuar para Kuvendit/ Protestuesit nisin tubimin me vezë në duar

Lapsi.al 20 July 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare ku vëmendja është e përqendruar te raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë. 

Ndonëse një natë më parë organizatorët garantuan një tubim paqësor, pamjet e siguruara dëshmojnë të kundërtën. Protestuesit kanë marrë me vete vezë, duke paralajmëruar një formë proteste më aktive ndaj deputetëve dhe institucionit.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse opozita do të zgjedhë të përfshihet në debat brenda sallës apo nëse do t'i bashkohet presionit të qytetarëve që kanë nisur tubimin jashtë Parlamentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI