Flash

Pësoi djegie të rënda nga zjarri që ra te hoteli në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 25-vjeçarja

Lapsi.al 28 August 2026

25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi djegie të rënda nga zjarri që ra disa ditë më parë në një hotel në Vlorë, ka ndërruar jetë në Turqi. E reja u dërgua në Turqi dy ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin në Vlorë, ku pësoi djegie të rënda teksa qëndronte për pushime. Fillimisht Dyrmishi u dërgua në një spital në vendin tonë, por më pas u dërgua drejt shtetit turk, për një mjekim më të specializuar. Gjendja e saj ishte kritike dhe nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve të marra nga zjarri.

Zjarri ra rreth orës 04:05 të mëngjesit të 16 gushtit, në ambientet e brendshme të hotelit “Brooklyn”, në lagjen “10 Korriku”, në Lungomare të Vlorës. Sipas policisë së Vlorës, pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, zjarri dyshohet se ishte aksidental dhe nisi nga djegia e një prize elektrike të frigoriferit në ambientet e restorantit.

Flakët u përhapën në hotel, ndërsa pushuesit ndodheshin në dhomat e tyre. Situata u bë veçanërisht e rrezikshme në katin e dytë, ku disa prej pushuesve mbetën të bllokuar nga tymi dhe flakët. Disa prej tyre, për t’i shpëtuar zjarrit, u detyruan të dilnin nga dritaret dhe të hidheshin nga lartësia, duke pësuar dëmtime.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI