Flash

Alarm për bombë në një pallat në Durrës

Lapsi.al 28 August 2026

Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, që ka ngjallur menjëherë dyshime dhe është njoftuar. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, ndërsa po ndërtohet një perimetër sigurie për të garantuar mbrojtjen e banorëve dhe kalimtarëve.

Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se në pallat ndodhet një bombë e komanduar me telekomandë. Autoritetet po kryejnë verifikimet në terren dhe kanë marrë masat përkatëse të sigurisë. Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar për rrethanat e ngjarjes. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka njoftuar forcat xheniere për verifikimin e saj. Ky zhvillim vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI