Flash

U arrestuan për trafik droge, lihen në burg dy anëtarët e grupit kriminal në Kamëz

Lapsi.al 28 August 2026

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën, të cilët u arrestuan gjatë operacionit policor "Drejtimi" me 5 kg kokainë dhe heroinë. Antidroga e policisë së Tiranës përdori metoda speciale të hetimit. Mirand Herri dhe Luftim Hoxha u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 heroinë të cilat do të trafikoheshin drejt Durrësit. Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj përllogaritet në mbi 500 mijë euro. Ata dyshohet se ishin furnizues kryesorë të drogave të forta dhe i përkisnin një grupi kriminal në zonën e Kamzës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI