Flash

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, shtyhet për në orën 12:00, avokati i tij kërkoi të njihet me dosjen

Lapsi.al 28 August 2026

Seanca për Ergys Agasin, që sapo kishte nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për masën e sigurisë, është ndërprerë për dy orë. Shkak është bërë kërkesa e avokatit të Agasit,Maks Haxhia, i cili ka kërkuar kohë që të njihet me materialet dhe provat e dosjes hetimore të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta ndërpresë procesin për dy orë. Seanca në GJKKO pritet të rifillojë pas këtij afati për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe për të dhënë vendimin mbi masën e sigurisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI