Flash

Tentuan të fusnin sende të ndaluara në burgun e grave në Pogradec, shoqërohet në polici familja rumune

Lapsi.al 28 August 2026

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia, pasi tentuan të futnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë të Pogradecit. Rasti u zbulua një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit në këtë burg.

Gjatë kontrollit të çantave me rroba që ata kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e burgut zbuluan se ata kishin fshehur një thikë dhe një telefon celular. Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë. Grupi hetimor po punon për të sqaruar arsyet e futjes së thikës, pasi e dënuara nuk ka pasur konflikte me të burgosurat e tjera. Pas ngjarjes u ushtrua kontroll edhe në qelinë e saj, ku nuk u gjend asnjë send tjetër i paligjshëm. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI