Flash

Jepet masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit/ Mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij, Maks Haxhia

Lapsi.al 28 August 2026

Ergys Agasi do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme, ku pritet të rivlerësohet masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët ndaj tij në mungesë. Në GJKKO ka mbërritur fillimisht avokati i tij, Maks Haxhia, ndërsa seanca pritet të zhvillohet gjatë ditës.

Agasi u arrestua dy ditë më parë në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim nga SPAK për dosjen e tenderëve të AKSHI-t. Ai u lokalizua fillimisht në Elbasan dhe u ndoq deri në Durrës.

Bashkë me të u arrestua edhe ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku. Pas operacionit, me urdhër të SPAK, u kontrollua edhe banesa e Shpatarakut pranë Liqenit të Thatë. Hetuesit kërkuan prova elektronike dhe dokumente që mund të lidhen me dosjen.

Sipas SPAK, Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i arrestuar më herët në Francë, dyshohen se ngritën një grup të strukturuar kriminal për të ndikuar tenderët publikë përmes korrupsionit, presioneve dhe dhunës.

Në të njëjtën dosje është nën hetim edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndaj së cilës masa e sigurisë është zbutur në “detyrim paraqitje”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI