Flash

PAMJET E PLOTA/ Mijëra njerëz mbushën rrugët, ç'ndodhi në Tiranë

Lapsi.al 4 July 2026

“Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, ka qenë ky një prej mesazheve të protestës masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në protestën 35-të të zhvilluar këtë të shtunë kishte një pjesëmarrje masive. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga lapsi.al bulevardi ka qenë i mbushur nga kryeministria deri në fund të tij. 

Një rol ka luajtur edhe pjesëmarrja nga diaspora që zbarkoi në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Duke qenë se protesta e kësaj të shtune përkonte edhe me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama pati edhe disa “dhurata” simbolike. 

E para ishte një tortë prej betoni, simbol i betonizimit të natyrës së vendit e shoqëruar me mbishkrimin: “Sa më shumë vite burg”. Një tjetër kishte sjellë një tortë me urimin e Ramës në burg së bashku me Berishën.

Më pas u rrëzua busti i Ramës, një student kishte sjellë kostumin e burgut me brisk dhe sapun ndërsa të tjerë kishin sjellë një arkivol me mbishkrimin “fundi politik”.  

Pas fjalimeve, protestuesit iu drejtuan komisariatit 3 në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje.

“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre. Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar. “Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve. ©LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI