Flash

Nis marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës

Lapsi.al 27 June 2026

Pas më shumë se dy orësh e gjysmë protestë përpara Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. "Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", si edhe "Poshtë patronazhistët" janë thirrjet që shoqërojnë protestën. 

Organizatorët ritheksuan pesë kërkesat kryesore të protestës: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe qeverisë; krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor; ndryshime kushtetuese dhe ligjore, përfshirë kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate gjatë gjithë jetës politike; shfuqizimin e disa ligjeve, si ai për zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike; si dhe hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, në bashkëpunim me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë të propozuar nga protesta.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI