Flash

Eurodeputetja Ilaria Salis i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës: Mos lejoni oligarkët të vendosin për ju

Lapsi.al 27 June 2026

Eurodeputetja Ilaria Salis i është bashkuar protestës qytetare në Tiranë. Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim në tubimin që prej katër javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ku ka shprehur mbështetjen e saj për kauzat e ngritura nga protestuesit. Salis ka folur për mbrojtjen e pasurive natyrore.

“Europa nuk është Bruksel, por Europa është këtu në Shqipëri. Populli me inteligjencën dhe të drejtën e vet për të vendosur po ngrihen në këmbë. Sot Shqipëria, toka e vet, bukuria nuk janë një plaçkë për t'u shitur te shitësi më i mirë.

Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura. Këto nuk duhet të bëhen park lojërash për pasanike. Ky model duhet të kundërshtohet sepse bazohet mbi korrupsion dhe privilegjet dhe interesat e më të fuqishmëve. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë dhe botë.

Këtu po bëhet historia, këtu po hapet rruga për të gjithë popujt. Një shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona dhe oligarkët të mos vendosin për ne. Shqipëria nuk është në shitje dhe Europa nuk është në shitje”, deklaroi eurodeputetja.

Prania e saj në protestë është përshëndetur nga pjesëmarrësit, të cilët e kanë konsideruar si një sinjal mbështetjeje ndërkombëtare për kërkesat e tyre. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI