Flash

Përjashtohet ish-drejtori i policisë së Shkodrës, kërcënoi dhe ofendoi drejtoreshën e Burimeve Njerëzore

Lapsi.al 27 June 2026

Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit me vendim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale. Berberi ishte pezulluar nga detyra pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai ishte transferuar në sektorin e Analizës, pasi u lirua nga drejtimi i policisë së Shkodrës për shkak të rezultateve të dobëta në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Sipas të dhënave, Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se e ka ofenduar dhe kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës, i pakënaqur me pozicionin e ri të punës. Pas ngjarjes, drejtoresha depozitoi kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Menjëherë pas denoncimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita urdhëroi pezullimin e Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi hetimin disiplinor. Në përfundim të procedurës u vendos përjashtimi i tij nga Policia e Shtetit, vendim që do të bëhet përfundimtar vetëm pas shqyrtimit nga Komisioni i Apelimit.

Të këshilluara

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI