Flash

Qytetarët 28 ditë në protestë para Kryeministrisë: Shqipëria nuk është në shitje

Lapsi.al 27 June 2026

Protesta kundër qeverisë është zhvilluar sot për të 28-ën ditë radhazi, me qytetarët që marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”. Pasi mbërritën para godinës së qeverisë, organizatorët mbajtën fjalimet dhe prezantuan sërish kërkesat drejtuar ekzekutivit. Në emër të grupit koordinues, Dritan Goxhaj paraqiti një platformë që përfshin dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie teknike me mandat 12-mujor, ndryshime kushtetuese, reformim të Kodit Zgjedhor, ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, si edhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimumi dy mandate.

Në nisje të marshimit, protestuesit mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të Çamërisë, në 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI