Flash

Lamallari: Persona të tjerë mund të shpallen “non Grata” nëse përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare

Lapsi.al 27 June 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka paralajmëruar se lista e personave të shpallur "non grata" nga qeveria shqiptare mund të zgjerohet, nëse institucionet e sigurisë konstatojnë se individë të tjerë përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Lamallari tha se në tryezën e tij mbërrijnë çdo javë dhjetëra kërkesa nga agjencitë ligjzbatuese, të cilat shqyrtohen në kuadër të masave për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë. Ai theksoi se autoritetet nuk do të tërhiqen nga zbatimi i ligjit, edhe në rastet kur personat e përfshirë marrin pjesë në protesta apo krijohet presion publik.

"Çdo javë kam në tryezën time dhjetëra kërkesa nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo është një punë dinamike që vazhdon çdo ditë. Nëse këta persona marrin pjesë në protesta, kjo nuk do të thotë se ne do të stepemi. Detyra jonë është të zbatojmë ligjin dhe të mbrojmë qytetarët shqiptarë, pa u ndikuar nga presioni publik apo debatet politike", u shpreh Lamallari.

Ministri shtoi se masat do të zbatohen ndaj çdo personi që konsiderohet kërcënim për sigurinë, përfshirë individë të përfshirë në krim të organizuar, krime të rënda, mashtrime apo shantazhe ndaj qytetarëve. Deklaratat e Lamallarit vijnë pasi autoritetet shqiptare shpallën "non grata" për 15 vjet Ikballe Hudutin.

Të këshilluara

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI