Flash

Presidenti serb Vuçiç i dorëzohet presionit të protestave të studentëve: Do të largohem brenda pak javësh

Lapsi.al 27 June 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Deklarata vjen pas më shumë se një viti protestash masive kundër qeverisë, të udhëhequra kryesisht nga studentët, të cilat kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj pushtetit.

Vuçiç, i cili drejton Serbinë prej 13 vitesh po aq sa homologu i tij në Shqipëri Edi Rama, tha gjatë një tubimi të mbështetësve të tij në Beograd se mandati i tij si president do të përfundojë më herët nga sa ishte parashikuar. Ai shtoi se do të angazhohet për të ndihmuar Partinë Progresive Serbe të fitojë zgjedhjet e ardhshme, por nuk dha një datë të saktë për dorëheqjen apo shpërndarjen e parlamentit.

Lëvizja protestuese nisi pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sad në nëntor 2024, tragjedi ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit e konsiderojnë ngjarjen si pasojë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të projekteve publike. Vetëm pak ditë më parë, studentët përkujtuan viktimat dhe kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa një tjetër protestë është paralajmëruar në Kraljevo.

Drejtuesi i lëvizjes opozitare studentore “Move-Change”, Savo Manojlović, deklaroi se dorëheqja e Vuçiçit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme përfaqësojnë një përpjekje për të zbutur presionin politik dhe për të shmangur humbjen përballë një opozite gjithnjë e më të mobilizuar.

Protestuesit, opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë Vuçiçin dhe qeverinë e tij për korrupsion, kapje të institucioneve, lidhje me krimin e organizuar, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë dhe kufizim të lirisë së medias. Presidenti serb dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI