
Në mesazhet e vendosura në vitrina dhe qepena, pronarët shprehin solidaritet me protestuesit, por njëkohësisht u kërkojnë të mos dëmtojnë bizneset e tyre.
Këto njoftime vijnë pas raportimeve për sulme dhe dëmtime të pronës private gjatë protestave në kryeqytet.
Mesazhi i bizneseve është njëkohësisht thirrje për mirëkuptim dhe shenjë e shqetësimit për pasojat që mund të sjellë dhuna.
Studentët vijojnë protestën prej 5 ditësh me radhë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.







