Flash

Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare/ Nëse KE nuk kundërshton, masa do të mbetet në fuqi deri në mars 2027

Lapsi.al 19 August 2026

Kontrollet në kufijtë e jashtëm të Gjermanisë pritet të zgjaten edhe me gjashtë muaj të tjerë, pra deri në mesin e marsit 2027. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, njoftoi zyrtarisht për këtë masë Komisionit Evropian. "Zhvillimet në kufijtë e jashtëm evropianë tregojnë se frenimi i migracionittë paligjshëm kërkon ende kontrolle”, tha Dobrindt për gazetën Bild.

Politikani i CSU-së e kishte paralajmëruar këtë hap që në fund të korrikut, kur dhjetëra-mijëra migrantë kaluan kufirin nga Maroku drejt eksklavës spanjolle Ceuta në Afrikën e Veriut.

Zgjatje e kontrolleve kufitare pavarësisht kritikave

Megjithëse kufijtë brenda Bashkimit Evropian në parim duhet të jenë të hapura, që nga 16 shtatori 2024 në të gjithë kufijtë e jashtëm të Gjermanisë janë rikthyer kontrollet. Ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, dha urdhëruar për këtë masë për të kufizuar numrin e hyrjeve të paligjshme në Gjermani.

Pavarësisht kritikave në rritje kjo masë është zgjatur tashmë tri herë, herën e fundit deri më 15 shtator 2026. Nëse Komisioni Evropian nuk paraqet kundërshtime, zgjatja e radhës do të hyjë në fuqi edhe për gjashtë muaj, pra deri në mesin e marsit 2027.

Sipas Marrëveshjes së Shengenitnjë shtet anëtar i BE-së lejohet të rikthejë kontrollet kufitare vetëm në rast të "rrethanave të jashtëzakonshme”. Rikthimi i kontrolloeve duhet të jetë i përkohshëm dhe të përdoret si mjeti i fundit. Në korrik Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, kërkoi sërish që Gjermania t'u japë fund kontrolleve kufitare./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI