Flash

Shehaj nxjerr SMS: Një zyrtar i PS kërcënoi deputetin Kapri

Lapsi.al 18 August 2026

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar se deputeti Erald Kapri është kërcënuar sipas tij nga një zyrtar i Partisë Socialiste.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj bën me dije se në telefonin e deputetit Kapri ka ardhur një mesazh ku shkruhej: “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne!”

Ndërkohë vetë deputeti Kapri pretendon se ky kërcënim i ka ardhur sipas tij pas denoncimit të bërë nga ai për drejtoreshën e Postës në Durrës.

Në reagimin që shoqëron videon, Shehaj shkruan: “Pasi vodhën me çanta paratë e pensionistëve, zagarët e Edi Ramës kërkojnë t’i mbyllin gojën deputetit të Partisë Mundësia. Kur kërcënojnë një deputet, imagjinoni çfarë u bëjnë këta qytetarëve të zakonshëm, pa imunitet!
Asnjë hap pas. Do denoncojmë çdo padrejtësi dhe do flasim për këdo që nuk ka zë dhe është i pambrojtur përballë pushtetit banditesk e të korruptuar të Edi Ramës.”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI