Flash

Ekzekutimi i Viktor Bardhit/ Drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi një person të shoqëruar, hetimet po vijojnë

Lapsi.al 3 September 2026

Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të Viktor Bardhit në Mirditë mëngjesin e sotëm ka tronditur opinionin publik. Drejtori i Policicë së Lezhës, Ermal Muçaj ka sjellë detaje të reja në lidhje me vrasjen e këtij të fundit.

Ai ka bërë me dije se deri më tani është shoqëruar një person identiteti i të cilit nuk do të bëhet publik në këtë fazë të hetimeve. Ai njofton se po kryhen të gjitha hetimet në lidhje me ngjarjen dhe se në makinë nuk është gjetur asnjë armë zjarri. 

“Për momentin kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi.Rreth orës 8:55 sot jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas, Mirditë. Kemi ngritur grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar që një shtetas që është vrarë në automjetin e tij është shtetasi Viktor Marku, ditëlindja 1961.

Ndërkohë që jeni dhe vetë prezent po bëhen të gjitha veprimet hetimore. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, në fshatin Rrethi i Ri që është afër Rubikut, diku këtu afër, është djegur një automjet. Është ngritur dhe grupi hetimor i dytë dhe po sqaron rrethanat e rastit. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore, po fiksohen të gjitha provat, po pyeten dëshmitarët edhe do të jemi për një njoftim të dytë sapo të kemi diçka të re në lidhje me këtë ngjarje. Kemi të shoqëruar dhe pistat tona i kemi, por nuk mund t’i ndajmë në këtë moment me mediat. Jo, nuk janë gjetur armë në makinë.”, tha drejtori i policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI