Flash

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj

Lapsi.al 3 September 2026

Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Kontrolli është kryer nga DAP-Forcat Operacionale të Burgjeve. Deri më tani nuk dihet se kujt prej personave që ndodhen në këtë sektor u përkasin pesë celularët e gjetur. Sipas burimeve, aparatet i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme.

Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e përdoruesve të pajisjeve, si dhe në zbardhjen e rrethanave se si celularët kanë përfunduar brenda ambienteve të burgut. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse pajisjet janë përdorur dhe nga kush. Sakaq kujtojmë se më herët, autoritetet kanë sekuestruar dhe dërguar në SPAK edhe telefonin e Laert Haxhiut. Ndërsa javën e kaluar, një telefon është gjetur në burgun e Peqinit dhe gjithashtu është dërguar në SPAK.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI