Flash

“Biznesi përballet me ‘taksën e korrupsionit'”/ Tabaku-Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni

Lapsi.al 3 September 2026

Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi duke analizuar mënyrën se si administrata shtetërore ushtron presion mbi bizneset. Sipas Tabakut, gjobat nuk po përdoren për të luftuar informalitetin apo për të përmirësuar klimën ekonomike, por janë kthyer në një instrument presioni që ushqen korrupsionin dhe godet kryesisht bizneset që respektojnë ligjin. Deputetja solli në vëmendje shifra, që sipas saj, tregojnë përmasat e problemit. Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur rreth 4,6 miliardë lekë penalitete.

“Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit korrekt me ligjin, ndërkohë që ndaj evazorëve mbyllin njërin sy dhe i falin”, deklaroi Tabaku. Ajo theksoi se ankesat e qytetarëve dhe sipërmarrësve ndaj administratës janë shtuar. Sipas saj, gjoba po përdoret si mjet shantazhi për të mbledhur atë që e cilësoi si “taksa e korrupsionit”.

Mesazhi i plotë i Tabakut:

Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit që është korrekt me ligjin dhe jo tek evazorët, të cilëve u shkelin syrin dhe i falin.

Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur 4,6 miliardë lekë penalitete. Përditë e më shumë, jo vetëm në telefon, por edhe gjatë takimeve me qytetarët, kam dëgjuar ankesa ndaj një administrate që e përdor gjobën si mjet shantazhi për taksën e korrupsionit.

Në vend që qeveria të merret me ekonominë informale, e cila përbën rreth 40 për qind të ekonomisë dhe është ndër më të lartat në rajon, ajo merret me biznesin e rregullt dhe të ndershëm.

Në Shqipëri, gjatë vitit 2024, janë vendosur 28 milionë euro penalitete. Në Serbi janë vendosur 4,6 milionë euro, ndërsa në Malin e Zi 1,4 milionë euro. Ky është një krahasim i thjeshtë për të treguar se si gjoba po kthehet në mjet presioni.

Një tjetër shembull është IKMT-ja. Vetëm gjatë vitit 2024, ky institucion vendosi 447 gjoba me vlerë rreth 1,2 miliardë lekë. Por nga gjobat e atij viti u arkëtua vetëm rreth 2 për qind. Së dyti, ne ende nuk kemi një pasqyrë të plotë dhe transparente: sa gjoba vendosen, sa prej tyre arkëtohen, sa rrëzohen pas ankimeve ose nga gjykatat dhe, në fund, kujt i falen.

Kemi dëgjuar për krijimin e bordeve dhe agjencive për gjithçka, por nuk kemi pasur transparencë reale mbi sistemin e gjobave. Regjistri i Unifikuar i Gjobave u krijua vetëm në vitin 2026, pas më shumë se një dekade gjobash, mosrakordimi dhe mungese informacioni.

Ka një arsye pse Shqipëria është kthyer në vendin ku gjoba përdoret kaq shpesh. Ka një arsye pse tatimorët sillen si kaubojsa që trokasin në dyert e bizneseve. Dhe ka një arsye pse qytetarët nuk e dinë sa gjoba vendos qeveria, sa prej tyre mbledh dhe sa fal.

Është sistemi i ndërtuar gjatë këtyre viteve. Një sistem socialist që kërkon të komandojë gjithçka nëpërmjet një autokracie gjobash dhe taksës së korrupsionit. Ky sistem duhet rrëzuar, sepse sa më shumë zgjat, aq më shumë shtohen gjobat, aq më të larta bëhen penalitetet dhe aq më shumë rritet presioni ndaj biznesit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI