Flash

Gjendet makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit

Lapsi.al 3 September 2026

Gjendet e djegur në Ndërfushas të Mirditës makina që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në automjetin e tij.

Automjeti është gjetur i djegur në zonën e Ndërfushazit, pak kohë pas zbulimit të trupit të pajetë të Viktor Bardhit.

Sipas Policisë, rreth orës 09:00, 65-vjeçari u gjet i pajetë në automjetin e tij dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri. 

Makina e djegur është sekuestruar si provë materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse ajo është përdorur nga autorët para ose pas kryerjes së krimit.

Ngjarja merr një tjetër dimension për shkak të lidhjes familjare të viktimës. Viktor Bardhi raportohet të jetë vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në vitin 2023 në Rrëshen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së vrasjes, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e dyshuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI