Flash

Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës

Lapsi.al 3 September 2026

Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të bashkisë Mat ku zjarri vijon të jetë aktiv. Gjatë natës, flakët kanë përfshirë disa stane të barinjve, duke djegur kasolle, ambiente për bagëtitë dhe një banesë.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ku prej katër ditësh një helikopter po punon në zonat e përfshira nga zjarri deri në orët e vona të mbrëmjes, situata vijon të mbetet kritike edhe sot. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Mallunxë, në njësinë administrative Lis të Matit. Forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, pasi rrezikohen edhe banesat. Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në bashkinë Bulqizë. Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në malin e Lepurit, ku po punohet për vënien e saj nën kontroll.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI