Flash

Prej 96 ditësh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar

Lapsi.al 3 September 2026

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe ministrave ka identifikuar tre problematika që dëmtojnë marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit. Rama tha se këto “plagë” ushqejnë njëra-tjetrën dhe kërkojnë ndërhyrje përmes reformimit të mënyrës së funksionimit të administratës.

“Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrën. Njëra plagë është plaga e shtetit, labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet t'i përgjigjet. Plaga e dytë është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet, vendoset, por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës. Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit. Është shumë më tepër. Mungesa i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër se sa mund të imagjinohet. E treta është plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe mund ta prekësh te ndjenja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, për një vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. Pasqyrë Albania, Prania besnike, Besa dhe shkalla e meritës janë pjesë e pandashme e përpjekjes për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha Rama.

Sipas Ramës pjesë e Pasqyrës duhet të jenë edhe dy pushtete të tjera, ai legjislativ dhe gjyqësor. “Pasqyra nuk ka deklaratë çfarë do bëjmë ne, por çfarë bën qeveria, çfarë bën me gjasë parlamenti dhe pushteti gjyqësor”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI