
Protesta e të rinjve është zhvendosur edhe në Shkodër. Një grup nxënësish dhe studentësh kanë marshuar drejt universitetit. "Bojkotoni mësimin", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Çohuni nga kafja" ishin disa nga thirrjet e të rinjve.
Ata i kanë kërkuar edhe studentëve të tjerë të bashkohen. Lëvizja ka vijuar paralelisht në qytete të tjera.