Flash

Lëndë narkotike pranë shkollës në Kolonjë/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet mjeti me vlerë 50 mijë euro

Lapsi.al 16 October 2026

Lëndë narkotike pranë shkollës në Kolonjë/

Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë, pasi u kap me doza heroine dhe kokaine, të dyshuara se ishin për shitje. Sipas policisë, arrestimi u bë pranë një shkolle të mesme, pas një hetimi njëmujor në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”. I arrestuari, M. S. (K.), banues në Kolonjë, rezulton i ndaluar edhe më parë për vepra që lidhen me narkotikët. 

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza heroine dhe kokaine të ndara dhe të dyshuara si të gatshme për shitje. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi edhe një automjet “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro. Sipas hetuesve, dyshohet se makina është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Droga dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI